Grubi: RDK përgjegjëse për humbjen e pesë deputetëve shqiptar

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me akuzat e RDK-së në konferencën për shtyp të organizuar sot nga kjo parti.

Artan Grubi për Portalb tha se RDK shëron kompleksin e të qenurit të vogël duke përdorur llafe të mëdha.

“Ne dëshirojmë ta përkujtojmë opinionin publik se vetëm gjatë vitit të parë të qeverisjes kemi kaluar interpretimin autentik të Ligjit për amnesti, kemi kaluar Ligjin për përdorimin e flamurit kombëtar, avansimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve të cilin akoma duhet ta avansojmë, kemi miratuar një buxhet konsensual midis dy partive politike qeverisëse në vend, kemi përpiluar program qeverisës të përbashkët për herë të parë në politikbërjen në Maqedoni” – tha Grubi.

Ai akuzoi RDK-në se po përçan votën shqiptare dhe është përgjegjëse për humbjen e së paku pesë deputetëve shqiptar.

“Dua të theksoj që partitë e vogla që mirren me llafe të mëdha por meritojnë vëmendje vetëm për faktin që ato përçajnë votën shqiptare dhe janë përgjegjëse për humbjen e së paku pesë deputetëve shqiptar dhe humbjen e fuqisë parlamentare në Maqedoni” – deklaroi Artan Grubi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button