Policia ze shkupjanen qe ka mbajtur shtëpi publike

Pesëdhjetë e tetë vjeçarja Z.M nga Shkupi është arrestuar meqë nga shkurti i vitit 2009 deri në fund të muajit të kaluar në një banesë të locuar në rrugën “Zhenevska” në lagjen Taftalixhe, por edhe në banesa tjera në Shkup, ka ndërmjetësuar vajza për prostitucion, pohon MPB.

Vajzat, sipas policisë ishin të moshës prej 19 deri në 32 vjeç, vijnë nga Probishtipi, Kratova, Shkupi,  Kërçova dhe Shtipi. Makroja e arrestuar, përmes shpalljes në gazetë javore në sallon për “masazhë” merrte vajza dhe i detyronte në shërbime seksuale me më shumë persona, të cilët ajo i kontaktonte me telefon. Më vonë nga “klientët” merrte nga 1.500 deri në 3.000 denarë, me ç’rast pjesën më të madhe të parave e mbante për vete, ndërsa një pjesë ua jepte vajzave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button