Tetova para zgjedhjeve aktivizohet, ndërton unaza rrugore

Janë në ndërtim e sipër unazat në katër udhëkryqe të qytetit lajmërojnë nga Komuna e Tetovës.

Konkretisht, po ndërtohet unaza në hyrje të qytetit, me diametër prej 20 metro, ndërsa vlera e investimit kap shifrën prej 4 milionë e 500 mijë denarë. Gjithashtu, po ndërtohet unaza te kryqëzimi i rrugës për Strimnicë, e cila kap diametër prej 20 metër. Vlera totale për ndërtimin e kësaj unaze kap shifrën prej 5 milionë denarësh.

Nga Komuna bëjnë me dije se në ndërtim e sipër është unaza tek kryqëzimi i rrugëve afër kompleksit “Vero” dhe gjithashtu unaza te bulevardi “Bllagoja Toska”, respektivisht në afërsi të kazermës ushtarake. 

“Unazat do të ndërtohen sipas të gjitha standardeve me trotuare shtesë dhe vendosje të shtresës së asfaltit” thonë nga Komuna.

Nga e njëjta lajmërojnë se ka filluar ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në rrugën “Bllagoja Toska”. Ky kanalizim kap një gjatësi prej 300 metra dhe realizohet në kuadër të ndërtimit të këtij bulevardi.

Tetova më në fund ia nisi të ndërtohet, e gjithë kjo pasi Sadi Bexheti bëri publik lajmi për ri-kandidimin e tij për kryetar të Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button