Zjarret ende aktiv, avionët fluturojnë pa pushim

Pesë zjarre ende tërbojnë në vend, kumtuan sot nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Sipas Drejtorisë, ende është aktiv zjarri mes fshatrave Lubojn dhe Dollno Dupeni në Resnjë ku intervenojnë të dy avionët zjarrfikëse me qëllim që ta parandalojnë të mos përhapet drejt Pelisterit.

Zjarr ka edhe në Saraj të Shkupit ku digjet një sipërfaqe e madhe e barit të thatë, ndërsa flakë zjarri ka edhe në Zelinikovë.

Ekipet zjarrfikëse dhe të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë janë në terren dhe marrin pjesë në fikjen e zjarrit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button