Shuhet zjarri në Dollno Dupeni, ndihmojnë zjarrfikësit grek

Falë aeroplanëve të dërguar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, është vënë nën kontroll zjarri në afërsi të fshatrave Dollno Dupeni dhe Lubojnë në Prespë.

Zjarrfikësit e Resnjës së bashku me kolegët e tyre të Manastirit, Prilepit dhe Ohrit kanë luftuar me zjarrin gjatë tërë ditës së djeshme. Në ndihmë u kanë dalë edhe  banorët e Dolno Dupenit, si dhe banorët e fshatrave tjera përreth.

Sipas informatave të fundit të banorëve të këtij fshati, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe zjarrfikës nga Greqia. Ata mbrëmë në panik kanë lëshuar shtëpitë e tyre, por pas tejkalimit  të rrezikut, mbrëmë, gjatë orëve të vona të natës ata janë kthyer në shtëpitë e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button