Projekti “Guxo”, mundësi për punësim

46% e të rinjve janë të papunë në të gjithë Maqedoninë. Ata nuk kanë iniciativë e as informacionin e duhur për të startuar biznesin e tyre ose thjesht të njihen me mundësitë që ju ofrohen për punësim. Projekti “Guxo” ka krijuar sistem te institucionet relevante për informim të të rinjve nga rajonet rurale në lidhje me programet për vetëpunësim të cilat i ofron Qeveria.

Ky projekt synon që të dërgojë informacionin e duhur deri në vendet rurale të Maqedonise për mundësitë që ju jepen të rinjve për punësim , thotë më tej Astrit Rexhepi përgjegjës i departamentit të Qendrës për Edukim dhe Zhvillim Kjo kampanjë do të zgjasë dy muaj dhe propozon që Komunat rurale te krijojnë mekanizëm për informim në kuadër të programit të Qeverisë , si dhe bashkësia lokale të krijojë trup për edukim dhe t’i drejtojë të rinjtë nga rajonet rurale në kuadër të Komunës ku do të punësohet na një person në qytet e lartpërmendura , dhe do të punojnë në nivel rajonal, ndërsa kjo kampanjë është pjese e projektit ALTYO. 

Në këtë promovim të kampanjës ishin të pranishëm një numër i madh i të rinjëve të nacionaliteve të ndryshme dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare mirëpo mungesa e përfaqsuesve të Komunes së Tetovës nuk kishte se si të mos vërehet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button