Grindet me burrin, vret foshnjën e saj dy muajshe

“Nuk mundem më, do ta ngulfas foshnjën time”. Kështu një nënë nga fshati Çellopec i Kërçovës ka paralajmëruar nëpërmjet Facebook-ut vrasjen e foshnjës së saj dy muajshe, pasi e ka ngulfatur atë në dhomën e saj të gjumit. Kjo ngjarje ka ndodhur më 29 qershor rreth orës 20:30 minuta, pas një përleshjeje që I.J. e ka pasur me bashkëshortin e saj.

Pasi që ka ngulfatur foshnjën, nëna ka dalë në ballkon dhe 10 minuta më vonë është kthyer në dhomë, ku e ka gjetur trupin e pajetë të foshnjës së saj dy muajshe. Ajo menjëherë është munduar t’i japë frymëmarrje artificiale, por nuk ka pasur sukses.

Sipas  informatave të policisë, ditën e ardhshme, pa e paraqitur rastin në polici dhe pa konstatuar vdekjen e  foshnjës, ata e kanë varrosur atë në varrezat e Çellopecit. Më datë 21 të këtij muaji, duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, nëna e vajzës së vdekur ka tentuar të vetëvritet, por nuk ka  pasur sukses. Sipas saj, vrasjen e foshnjës e ka bërë në momente të çrregullimeve të rënda mendore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button