Samsung Galaxy S III apo iPhone 4S më i mirë? Shikoni krahasimin!

Është përherë vështirë të vendoset se cili telefon është më i mirë. Kjo varet para së gjithash nga shija personale e sidomos nga nevojat që i kemi dhe çka kërkojmë nga telefoni. Kjo bëhet akoma më e vështirë kur krahasojmë dy telefona të cilit për momentin kryesojnë ranglistat botërore sipas shitjes, kualitetit dhe karakteristikave të cilat i ofrojnë. Bëhet fjalë për iPhone 4S dhe Samsung Galaxy S III. 

Nuk mund te jemi të prerë në vendimin se cili është më i mirë mes këtyre dy telefonave, megjithatë do të mundohemi të bejmë një krahasim të disa karakteristikave teknike më të rëndësishme dhe të shpallim fituesin.

Kategoria

Fitues

Arsyeja

Madhësia

Galaxy S III

Galaxy S III është më i madh, me të dhe ekranin e ka më të madh mirëpo madhësia është e pranueshme e përdorimi mbetet i lehtë.

Pamja

iPhone 4S

iPhone 4S mbetet ende i padiskutueshëm sa i perket pamjes. Galaxy S III duket si lojë në krahasim me trupin kompakt e të metaltë të iPhone-it dhe ekranin e qelqtë që s’gërvishtet.

Ekrani

Galaxy S III

Teknologjia të cilën e përdor Samsung për ekranin (HD Super AMOLED) bën që ekrani i Galaxy S III të jetë më i mirë se sa i iPhone 4S, i cili përdor teknologji relativisht të vjetruar (IPS-LCD). Vlen të thesohet, që edhepse ekrani i Galaxy S III është më i madh, dendësia e pikselave te iPhone 4S është më e madhe por kjo nu ndikon dukshëm në kualitetin e ekranit.

Sistemi operativ

iPhone 4S

Verzioni 5 i iOS te iPhone është superior. iOS mbetet sistem i lehtë për përdorim, stabil dhe me funksione të ndryshme që e bëjnë punën me iPhone efikase.

Procesori

Galaxy S III

Procesori i Galaxy SIII (Exynos 4412) është më i shpejt se procesori i iPhone 4S (Apple A5). I pari “vrapon” me shpejtësi prej 1400 MHz dhe është katër bërthamësh (quad core) kurse i dyti me shpëjtësi 800 Mhz dhe është dy bërthamësh (dual core).

Ruajtja e të dhënave (memorja)

Galaxy S III

Galaxy S III mund ti shtohet kapaciteti fiks me kartelë microSD, microSDHC ose microSDXC, kurse iPhone 4S nuk e ka këtë mundësi, por vjen me memorie fikse (varësisht prej modelit 8GB, 16GB dhe 64GB)

Lidhja në rrjetë/ internet pa tela

Galaxy S III

Galaxy S III punon në HSDPA+ (4G) me shpejtësi deri më 21.1 Mbit/s kurse iPhone në HSDPA deri më 14.4 Mbit/s. Kuptohet që të dy telefonat i përmbajnë edhe standardet tjera për lidhje wireless.

Kamera

Barazim

Këtu nuk ka dallim në mes të dy telefonave. Të dy me kamera prej 8 megapiksel dhe mundësi për inçizim në full HD (1080p HD).

Ruajtja e baterisë

Galaxy S III

Me baterinë prej 2100mAh, Galaxy S III është më i mirë se iPhone dhe siguron 22.5 orë të folur, në krahasim me 14 orë të iPhone-it.

Çmimi

Galaxy S III

Nëse i bleni pa kontratë me ndonjë operator, Galaxy S III është më lirë se iPhone 4S.

Fitues i përgjithshëm

Galaxy S III

7-4

      

            Samsung S III                                                    iPhone 4S

Me këta rezultate, mund të themi se Galaxy S III del fitues përpara iPhone 4S andaj dhe mund ta shpallim për momentin telefonin më të fuqishëm në botë. Por, të mos harrojmë se së shpejti Apple do të del në treg me iPhone 5. Të presim se çfarë surprize do të na përgatis Apple, besojmë që ky krahasim do të duket ndryshe me Iphone 5, e me siguri edhe fituesi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button