Shtrenjtohet benzina për dy denarë, nafta për tre

Benzina prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të naftës shtrenjtohet për 3 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës. Me këtë vendim rriten çmimet rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 5,49, respektivisht 4,25 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 82,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë për litër. EURODIESEL (D-E V) nga dita e nesërme do të kushtojë 71,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 60 denarë për litër.

Më vendimin e KRE-së, për 2,559 denarë  rritet edhe çmimi i mazutit M-1 për pakicë i cili tani do të shitet për 45,019 denarë për kilogram. 

Si arsye për  rritjen e  çmimeve të derivateve të naftës, nga KRE e theksojnë rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror për 5,3 për qind, si dhe rritja e kursit të dollarit në raport me denarin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button