Në dy aksidente, tre të vdekur

Tre të vdekur dhe dy të lënduar, është bilanci i përgjakshëm nga dy aksidentet e trafikut, që ndodhën gjatë 10 orëve të fundit në rrethinën e komunës së Strumicës.

Aksidenti i parë ndodhi në rrugën rajonale në fshatin Bansko. Automobili “hyundai” të cilin e drejtonte K.P humbi kontrollin mbi automjetin, ndaj edhe doli nga rruga. Në aksidentin humbi jetën poli 35 vjeçarë Erdinço D. nga fshati Bansko, ndërsa lëndime më të lehta fitoi 40-vjeçari M.A nga Radovishi.

Në aksidentin e dytë humbi jetën një shofer kamioni. Ky aksident ndodhi rreth orës 23.30 në rrugën rajonale Berovë-Strumicë , kur kamioni “Tata” të cilin e drejtonte banori 42-vjeçarë i Pehçevës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndaj edhe u përmbys. Në fatkeqësinë humbii jetën shoferi i kamionit, bashkëudhëtari i tij, ndërsa vajza e cila udhëtonte me to është lënduar rëndë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button