Vdiq dhe personi i tretë, viktimë e zjarreve në Strumicë

Ndrroi jetë dhe një tjetër i lënduar nga zjarri i 23 korrikut në afërsi të Strumicës.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Mito Georgiev nga Strumica, i cili sëbashku me katër persona të tjerë u lënduan rëndë gjatë tentimit për të shuar flakët e zjarrit që rrezikonin të përfshinin edhe qytetin.

Më 24 korrik humbën jetën gjithashtu vëllezërit Peno (46) dhe Bllazho Stojkovski (50) të punësuar në “Pyjet e Maqedonisë”, ndërsa në spital vazhdojnë të kurohen edhe dy persona të tjerë.

Njëri prej tyre është person i rritur me të djegura mbi 50 për qind dhe raportohet të jetë në gjendje të rrezikuar vitale, por për momentin me parametra stabil. I lënduari tjetër është fëmijë me 40 për qind djegie të shkallës së dytë dhe të tretë dhe ndodhet në gjendje stabile të përgjithshme/mia

Lajme të ngjashme

Back to top button