Aksident në Tetovë, çiklisti përplaset me maune, humb jetën

Aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Tetovë ku një person ka humbur jetën. Policia e Tetovës informon se personi na fjalë (Q.S) ka qenë një çiklist që është përplasur  me një maune , gjegjësisht në pjesën e pasme të automjetit-cisternë të drejtuar nga N.S (42) prej Shkupi.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në afërsi të qendrës sportive në Tetovë në ora 18:35.

Ekspertiza në vendngjarje ka mbaruar dhe priten detaje më të hollësishme rreth zbardhjes së rastit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button