Shkëndija shkarkon trajnerin Qatip Osmani

Kryesia e klubit futbollistik Shkëndija ka shkarkuar nga detyra trajnerin e deritashëm Qatip Osmani së bashku me ndihmësit e tij Erhan Selimi dhe Enver Ramadani, mëson portali Shqipmedia. Nga kryesia e klubit por edhe na vet Qatip Osmani akoma nuk ka prononcim zyrtar rreth shkarkimit mirëpo siç dihet kohën e fundit klubi i Shkëndijës gjendet në një krizë të thellë ekonomike por edhe diskualifikimi nga garat e Liga Evropa dhe zërat për trukim të ndeshjes kanë sjellë një atmosferë tepër të mjegullt në klub.

Pas shkarkimit të legjendës së klubit Qatip Osmani nën dirigjimin e të cilit Shkëndija shkruajti historinë duke fituar kampionatin në Maqedoni dhe mori pjesë në Ligën e Kampionëve braktisje të klubit kanë paralajmëruar edhe lojtarët tjerë ku më i zëshmi është kapiteni i klubit Nebi Mustafi i cili haptas ka paralajmëruar largimin nga klubi pas shkarkimit të Qatos.

Si do të rrjedhin ngjarjet këto ditë nuk dihet akoma. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button