Policia arreston 46 striptizeta në Tetovë e Gostivar

Policia në orët e hershme të mëngjesit në një aksion policor së bashku me Inspektoratin e punës dhe DAP, ka kapur në flagrancë 46 striptizeta në katër kafene.

Vajzat janë gjetur në kafenetë “Amsterdam” në Gostivar, “Energy” në Tetovë, “Oriental As” në Zherovjan dhe “Evropa” në Vaksincë.

Tridhjetë e nëntë nga vajzat kanë nënshtetësi të huaj dhe atë: 9 bullgare, 22 serbe , një nga Mali i Zi dhe Kosova, 4 nga Shqipëria dhe një italiane. 

Në lokalet ku kanë punuar në mënyrë ilegale kanë marrë nga 40 euro për një natë ndërsa bakshishet e fituara i kanë ndarë në gjysmë me pronarët e kafiçeve të tyre.

Vajzat kanë marrë dhe një të tretën e vlerës së secilit koktej të konsumuar nga mysafirët. Varësisht nga angazhimi ndonjë natë ato kanë arritur të fitojnë dhe 100 euro.

Për shkak të punës ilegale DAP i ka mbyllur këto lokale për 30 ditë ndërsa gjoba që u është caktuar është 3500 euro. Vajzat do të paditen / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button