Rooney: Kërkesa për largim ishte një çmenduri

Wayne Rooney thotë se kërkesa e tij për t’u larguar nga Manchester United dy sezone më parë ishte budallallëku më i madh që ai ka bërë ndonjëherë. Sulmuesi anglez aso kohe deklaroi se dëshiron të largohet nga Old Trafford pasi Djajtë e Kuq nuk kanë ambicie të luftojnë për tituj. Por tash pohon se në të vërtetë është e kundërta.

“Për gjashtë vite kam qenë shumë me fat që kam fituar tituj të Ligës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve. Kam qenë me fat që kam punuar me disa prej lojtarëve të klasit, të mos e përmendi trajnerin, menaxherin më të suksesshëm në futbollin modern”.

“Mendja ime rrotullohet. Ndjehem i ngushtuar nga ajo çfarë kam bërë. Sa i çmendur je Rooney? Ju nuk mund të jeni diku më mirë. Do të ishit të çmendur nëse largoheni nga ky klub. Nuk ka një vend më të mirë për të luajtur se sa United”.

“Ky është klubi më i madh i futbollit. Historia jonë është shumë e madhe”, ka thënë Rooney./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button