Modelet e Peugeot 208 GTI dhe XY në treg vitin e ardhshëm (VIDEO)

Peugeot edhe zyrtarisht e paralajmëroi modelin e ri “208 GTI” që do të dalë në treg vitin e ardhshëm, së bashku me edicionin ekskluziv të “XY”. Francezët në fillim e paralajmëruan “208 GTI” si një model që do të jetë i limituar në sasi, edhe atë, vetëm në qoftë se ky model ka “potencial” të jetë më i miri i klasës së vet, mirëpo pas kërkesave të shumta vendimi u ndryshua dhe tani kemi prodhim të “detyrueshëm” të këtij modeli. 

Ky model i Peugeot do të përbëhet nga një motor turbo 1,6 litërsh, me 200 kuaj fuqi.

Ndërsa, me versionin “XY” të Peugeot, nis një storje më ndryshe e kësaj marke të automobilave. Gjegjësisht, ky model do të karakterizohet me stil, elegancë duke filluar nga ngjyrat, materialet dhe pajisjet. Sa u përket performancave të motorit, ato janë të njëjta me modelin “208 GTI”./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button