Rihanna dhe Chris Brown, nuk mund të rrinë pa u puthur (VIDEO)

Në një nga intervistat e saj të fundit bukuroshja nga ishujt Barbados, Rihanna ka deklaruar se Chris Brown është dashuria e jetës së saj.

Por gjithçka është vërtetuar mbrëmë kur ajo është puthur me reperin, gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Music Video Award”. Pasi mori çmimin për videon e vitit, Rihanna ka marr edhe një puthje në buzë nga i dashuri i saj, në shenjë urimi për këtë çmim të rëndësishëm.

Këngëtarja dukej e lumtur por edhe mahnitëse me fustanin e saj të bardhë, por edhe me flokët e shkurtra, që mesa duket i ka prerë posaçërisht për këtë event.

Rihanna dhe Chris Brown, i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2009, pasi ky i fundit ushtori dhunë mbi të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button