Heidi Klum me truproje të re?

Së fundmi lindën dyshime se Heidi Klum kishte lidhje me truprojën e saj. Kjo bëri që të hapej një etapë e re në jetën e saj. Në qoftë se ajo ka vendosur për të ndryshuar truprojën personale Martin Kristen, të paktën në kapacitetin profesional, dihet që numri i aplikantëve për këtë post do të jetë i madh.

Pikërisht, sot është parë një njeri i cili përpiqet të duket sa më gjentil duke i hapur derën e makinës Heidi Klumit ndërsa zbret për të shkuar në emisionin e sotëm të “Good Morning America”. Për herë të parë Heidi Klum është parë pa truprojën  e saj, Martin Kristen.

Ai ka punuar për familjen e saj që para se të ndahej nga bashkëshorti. Në vend të tij, një punonjës muskuloz bëri të mundur hapjen e derës së makinës që Heidi Klum të zbriste me kujdes si një zonjë e vërtetë, për të bërë përshtypje. Me sa duket ky është truproja i ri i cili do të kujdeset për mbrojtjen e Klum dhe fëmijëve të saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button