“Zgjohu – Të lumtë”

Jo, titulli nuk ka të bëj me lëvdatë dhe me atë që dua të sqarojë në këtë tekst. Është hap për të përshëndetur vendosja e tabelës në gjuhës shqipe në Kala të Shkupit, por me të nuk duhet të krenohemi… Pse? Së pari dygjuhësia është çështje e garantuar me ligj, ndaj atë vepër që bëri Zgjohu duhet ta bëjnë institucionet, “protesta duhet bërë para institucioneve që nuk i zbatojnë vendimet e jo të bëhet puna e tyre. Besoj se e dimë të gjithë se nuk duhet të harxhohet aq energji për të gjetur se kush e “rregullon” të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, cila tabelë duhet shkruhet edhe në gjuhën shqipe dhe cili institucion duhet të zbatojë. 

Në qoftë se shëtiteni nëpër qytetin e Shkupit, po edhe në gjithë Maqedoninë dhe në qoftë se analizojmë tabelat, do të shihni se ato simbolizojnë një “demokraci të larmishme” në disa magjistrale, komuna, rrugë, madje edhe lagje ku ka tabela edhe në gjuhën shqipe, kurse në disa nuk ka, edhe për kundër nevojës së zbatimit ligjor; Por falë mediumeve këto çështje dalin në sipërfaqe dhe vihen në dije, por, për fat të keq, si gjithmonë, fajtori është jetim dhe përgjegjësia nuk kërkohet para institucioneve që i dimë, por merren iniciativa  efektshkurtra. Dhe, paramendoni, sikur Zgjohu me aktivistët e saj të dalë e t’i “përmirësojë” të gjitha tabelat,ku kuptohet, duhet të bëjë një punë të lodhshme, dhe që është me rëndësi shpenzime të shumta në vendosjen e tabelave të reja, që sigurisht se do ta kursenin edhe shtetin e buxhetin.

Atë që dua të them, dhe të ndërlidh me treguesin e titullit, respektivisht fjalën TË LUMTË, është fjalë që besoj se shumica prej lexuesve kanë dëgjuar nga ata të cilët na konsiderojnë si “shpenzues të të mirave që jep shteti” me fjalët “Ju lumtë” ju shqiptarët me të vërtet “dini të punoni” i ndërtoni rrugët, urat, kanalizimet, transformatorët vetëm, dhe nga kjo, për fat të keq, ne ndonjëherë edhe krenohemi. 

Dhe kur flasim për rrugët, urat , kanalizimet, transformatorët, tabelat dhe shumë shërbime të tjera në terminologjinë juridike këto definohen si të mira publike, që duhet t’i  mundësojë shteti që financimin kryesor e kanë nga financat publike apo të shtetit, kurse funksioni i alokimit nënkupton alokimin optimal të burimeve, brenda shtetit apo shoqërisë, në pjesën që shërben  për plotësimin e nevojave publike.

Po të pyesni shqiptarët sasa janë shfrytëzues të të mirave të këtilla, besoj se përgjigjen e dini, sepse nuk ka shqiptar që jeton në zonat rurale që nuk ka kontribuar me financim vetanak, sepse është shumë i qartë dallimi midis alokimit të të mirave publike në shoqëri në proporcion me participimin. Prandaj duhet zgjuar për shfrytëzim të të mirave publike, jo të participojmë te të njëjtat dhe të kryejmë punën që institucionet duhet bërë, duhet zgjuar para institucioneve që janë përgjegjës për këto shërbime.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button