Nëse Gjermania shkon në recesion, Maqedonia falimenton

Hyrja eventuale e Gjermanisë në recesion i frikësoi ndërmarrjet, të cilët dje së bashku me Qeverinë dhe me ekspertët u ulën në tryezë të përbashkët për të diskutuar në temën “Si deri te eksporti më i madh”. Por, sipas asaj që mund të vërehet nga deklaratat, diskutimet u përqëndruan në temën “si të shpëtohet eksporti i tanishëm”.

“Nëse ekonomia gjermane hyn në recesion, shumë negativisht mund të shprehet nëse me kohë nuk reagojmë, sepse thuajse 30 për qind e eksportit tonë orientohet drejt Gjermanisë. Koha është të zbulojmë tregje të reja dhe të mbrohemi”, tha eksperti Nenovski.

Nenovski potencon se ndërmarrjet kërkojnë në afat të gjatë të bëhet analizë e strukturës së çmimit të derivateve të naftës dhe të bëhet një çmim i cili do të jetë i pranueshëm edhe për ndërmarrjet.

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini siguron se Qeveria është e gatshme për efekte eventuale negative nga recesioni në Gjermani.

“Çka do që të ndodhë, ne si Qeveri punojmë në drejtim të pakosë së re, masave të reja antikrizë, të cilat sadopak do t’i zbusin pasojat e krizës. Në masë të fundit do të tentojmë t’i parandalojmë largimet masiv të punonjësve, siç ndodh në Evropë, deklaroi ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button