Gëlltit diamantin 14 mijë dollarësh

Një kinez është arrestuar për vjedhje në tentativë, pasi ka gëlltitur një diamant me vlerë prej rreth 14 mijë dollarë në një ekspozitë të gurëve të çmuar në Sri Lankë.

Ekspozuesi Suresh Uijekun tha se personi sillej me dyshim në stendën e tij dhe kur i është afruar, ai papritmas ka gëlltitur diamantin që mbante në duar, para se Suresh të njoftontr policinë.

Zëdhënësi i policisë Ajit Rohana tha se Çou Van, një 32-vjeçar nga Kina, gjendet në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Një ekzaminim mjekësor ka vërtetuar se diamanti gjendet brenda trupit të Çous. Suresh tha se diamanti peshonte rreth 1.5 karatë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button