Zgjedhjet pa census, si Prometheu plus

Thonë se pas do titujve, nuk është i rëndësishëm teksti që vijon. Kjo sigurisht nuk është rasti me këtë tekst dhe titull, por në ditët e ngjeshura me ngjarje edhe nuk ka shumë zgjedhje. Thjeshtë imponohen vetvetiu kësisoj tituj të pispillosur. Dëshmia më e madhe se kjo javë na ishte e ngjeshur me ngjarje janë çantat e rënda shkollore të fëmijëve, të cilët i filluan ditët e para shkollore sivjet, si dhe hallet e prindërve të tyre. Halle këto të cilat u përsëriten çdo vit.

Kështu, përkujtimi i halleve shtesë në këto muaj (dru për nxemje dhe furnizime për dimër, për shembull), bën që vetëm një një replikë shtëpiake të jetë e mundur ndaj pyetjes së javës, të cilën e parashtroi profesori Fërçkovski: “Ku janë paratë?”. E ajo replikë është pyetja, me të cilën shumë nikoqir dhe nikoqire, nëpër shtëpi, përgjigjen: “E prej ku paratë”?

“E prej ku paratë?” do ishte një pyetje mjaft e mirë edhe për temën e cila, kësaj radhe, tepër me këmbëngulësi, imponohet – zgjedhjet! Të parakohshme, të ngjitura, apo të shpejta, ishin mbiemra të cilat, deri para disa ditësh, nëse thuheshin pa emrin, do mendonim se bëhet fjalë për petulla. Por, tashmë dihet se mendohet për zgjedhjet, ndërsa përgjigjja për paratë qëndron aty diku ku të shkon mendja se PIN – kodi në Dojçe Bank është ndërruar pas tre orvatjeve, ose se bëhet gati ndonjë shitje e parakohshme, e ngjitur apo e shpejtë e ELEM-it.

Ky është një vend në të cilin kurrë saktë nuk dihet se çka është sekret. Madje edhe kur kërkon transparencë për informatat elementare, siç janë kriteret sipas të cilave Komisioni rregullator na i përcakton çmimet, apo për numrin e nxënësve sipas gjuhës amtare. Por, mendoj se madje edhe këtu nuk është shumë që të kërkohet census i popullatës, gjatë përmendjes së mundësisë për mbajtje të zgjedhjeve. Ajo pak që kërkohet, është diçka që paraprakisht u fillua dhe u ndërpre, por është edhe informatë e cila ka shumë rëndësi gjatë temave dhe rasteve të këtilla etnike. Kjo është kërkesë, aq normale dhe e domosdoshme, edhe për shkak të pastrimit të listës zgjedhore. Me sa të panjohura në formulën duhet të bëhet pastrimi i listës zgjedhore, kur ja, kështu, nuk e dimë numrin përfundimtar të përgjithshëm të popullatës? Fraza “kuturu”, megjithatë, nuk është emërtim i ndonjë formule matematikore, ajo është, ende, vetëm term për në pazar.

Censusi dhe Prometheu, dalëngadalë por sigurtë, po etablohen si numri PI i rezistencës ndaj çmendurisë dhe mashtrimit, shumë ngjashëm me atë që në kjo konstantë matematikore e quajtur “Numri i Ludolfit” është në gjeometrinë Euklidit: numri irracional real, i cili paraqet raportin e perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. 

Censusin duhet gjithë ditën ta përmendim edhe për shkak të shumë gjërave, si punësimi, buxheti dhe ekonomia. Por edhe të mos bëhemi si lideri i opozitës, Branko Cërvenkovski, i cili premtoi se çdo tre muaj do ta kërkojë atë nga pushteti. E premtuar, e parealizuar. Ja disa tremujorësha.

Por, ku është raporti me Prometheun? Në brekët e tij të gdhendura mëpastajshëm– do ishte përgjigjja direkte ndaj kësaj pyetje, por më i saktë është fakti se kjo zgjidhje unike na vë neve në vend solid në hartën e skenës botërore. Edhe atë jo vetëm në historinë e kulturës dhe skulpturës, por edhe në trendet dhe dukuritë anticivilizuese. Kështu, nga praktika të këtilla do mund të mësonin talibanizëm, madje edhe në Afganistan. Mund të paramendojmë sa të tillëve do t’u bënte dobi një ligjëratë nga ana e një Kuzmani tonë. I cili nga eksperienca do jepte më shumë zgjidhje, si zëvendësim për eksplozivin. Duke u thënë atyre– me brekë mbuloni vetëm nëse diçka bëhet gabimisht nga vet ju, por nëse është diçka prej përpara, e nuk ju pëlqen, ose ndërtoni mbi të (Kalaja e Shkupit) ose ndërtoni shumë dhe pranë (Ura e Gurit)!

Por, raporti më i rëndësishëm i Prometheut është për perimetrin lokal. Njerëzit me zgjidhje të atillë unike, si për Prometheun, do munden që të njëjtën të orvaten ta zbatojnë edhe në politikë. Kështu, frikat edhe dilemat, për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndaras apo bashkangjitur, do mund ti zgjidhnin në atë mënyrë që të shpallin një lloj zgjedhje por të quajnë për rezultat ato tjerat. Fjala bie, të shpallin zgjedhje lokale por nëse u pëlqen epilogu, të thonë se kjo numërohet për zgjedhjet parlamentare. Ose anasjelltas. E nëse nuk u pëlqen, asgjë. Vërtetë mundet asgjë, por e sigurt është se atëherë do të mësojmë saktë, cilëve iu kujtua që t’i vëndojnë Çekinë dhe Sllovakinë në “vendet e rajonit”, gjatë një tentimi dhe spinimi të pasuksesshëm për të na gënjyer se paskemi pasur rrymën më të lirë?! Me siguri dikush është ai që paguan fatura të rregullta për rrymë në këto vende, ku ka banesa dhe shtëpi. Kur të ikin atje, do t’i mësojmë. Ne, të gjithë të tjerët, ndoshta kemi hall, por ai hall, ja, është për zahiretë e dimrit. Ndërsa në saje të përgatitjes të zahireve për dimër është e qartë se kemi plan dhe se do mbetemi. Do ia bëjmë çaren. Ka qenë edhe më keq por ia kemi dalur.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button