Turqia na ofron treg prej 500 milionë banorëve

Bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Turqisë është në nivel të kënaqshëm, por ka hapësirë për avancimin e tij.

Ende ka hapsirë për bashkëpunim ekonomik midis Maqedonisë dhe Turqisë edhe pse i njëjti është në shkallë të kënaqshme. Biznes-komunitetet e të dy vendeve, siç theksuan në takimin e sotëm të punës në Odën Ekonomike, do të vazhdojnë me angazhimet në qeveritë e tyre për liberalizimin e plotë të tregtisë. Ky paralajmërim do të mundësojë krijimin e një klime të shkëlqyer për investimin në të dy drejtimet.

Turqia edhe një herë publikisht e ftoi Maqedoninë që sa më shpejt ta fillojë iniciativën për inkuadrimin në Asociacionin e shteteve të Detit të Zi me çka do ta lehtësojë inkuadrimin në treg të ri prej rreth 500 milionë banorë.

“Nuk ka bashkëpunim të suksesshëm nëse biznesi nuk shkon në dy drejtime dhe nuk jep shkëmbim të balancuar. Por, kjo mund të përmirësohet me realizimin e investimeve dhe projekteve të përbashkëta” , deklaroi Antoni Peshev nga Oda Ekonomike.

Midis prioriteteve kryesore të Maqedonisë, shtoi, është bashkëpunimi me tregjet e reja ku gjithashtu Turqia zë një vend të lartë.

“Qëllimi ynë është marrëdhëniet e mira tradicionale historike me Maqedoninë që të përmirësohet edhe më shumë edhe në pjesën ekonomike. Pas pavarësisë të Maqedonisë një numër i madh kompanive turke erdhën si investitorë. Megjithatë, dëshira jonë është në periudhën e ardhshme t’i intensifikojmë  marrëdhëniet tregtare”, tha Ismail Safi, deputet në Parlamentin turk i cili e udhëhoqi biznes-delegacionin e Turqisë që këto ditë qëndron në Republikën e Maqedonisë.

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë në gjashtë muajt e parë të vitit shënoi rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, para së gjithash për shkak të krizës globale ekonomike.  

Peshev, i cili theksoi se një seri të madhe të investimeve turke janë realizuar në periudhën e kaluar midis të cilave TAV dhe “Xhevair Holding”, u bëri thirrje edhe investuesve të tjerë nga Turqia, veçanërisht, siç tha “Shishe xham”, e cila startoi por ende nuk realizoi aktivitete konkrete.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button