Krijohet automobili i parë nëpërmjet të printerit 3D (VIDEO)

Një grup studentësh të një Universiteti belg për teknologji e prezantoi dizajnin e parë të një automobili për gara, i quajtur Areion i cili tërësisht është i krijuar nëpërmjet një printeri 3D.

Automobili është krijuar me ndihmën e printerit 3 dimensional i cili ka shtresuar shtresa shumë të holla të polimerit një mbi një, duke krijuar kështu automobilin. Dimensionet e tij janë 2,1 metra në gjatësi, 68 centimetra në lartësi dhe 80 centimetra në gjerësi.

Motori i këtij automobili ka fuqi prej 115 kuaj fuqive, arrin shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 3,2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e limituar në 142 km/h./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button