Topi i Artë duhet t’i takojë një spanjolli – mendon Blatter

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, thotë se një futbollist spanjoll duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

“Më pëlqejnë shumë ata (spanjollët). Mendoj se një lojtar spanjoll duhet të zgjidhet për çmimin pas asaj që arritën këtë vit në Kampionatin Evropian”.

“Mirëpo, ne nuk kemi kurrfarë ndikimi”, ka thënë 76-vjeçari në një intervistë për Marca.
Në vazhdim, ai e ka lëvduar portierin e Real Madridit, Iker Casillas dhe mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, ndërsa ka thënë se duhet të pritet akoma për t’u vendosur nëse kombëtarja aktuale e Spanjës është më e mira e të gjitha kohërave.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button