Virgjëreshat topless ekspozohen përpara mbretit (FOTO)

Mijëra vajza të reja në mbretërinë e varfër të Suazilendit, Afrikë, parakaluan dje përpara mbretit të tyre në një ceremoni madhështore. Të veshura me funde të shkurtra e me thika në duar, vajza parakalojnë topless në një ceremoni që synon të festojë dëlirësinë dhe unitetin.

Ato këndojnë dhe kërcejnë atë që njihet si kërcimi i kallamit në nderim të virgjërisë.

Ceremonia madhështore është kritikuar pasi zhvillohet në një vend shumë të varfër, të drejtuar nga monarku i fundit absolut.

Mbreti Msuati III ka të paktën 12 gra dhe i përzgjedh ato zakonisht në ceremoni të tilla. Ai ka një pasuri prej 200 milion dollarësh dhe bën një jetë luksoze.

Në korrik tre gra të tij së bashku me një staf prej 66 personash shkuan për shopping në Las Vegas.

Vendi ka numrin më të madh të të prekurve nga AIDS në mbarë botën. Ai ka 1.4 milion banorë dhe dy të tretat jetojnë në varfëri ekstreme.

Shumë nga vajzat e pranishme thonë se janë të lumtura që janë në këtë ceremoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button