Ç‘duhet bërë?

Jemi deshmitare qe gjerat ne Maqedoni per shoqerine tone Shqiptare nuk shkojne si duhet. Eshte pergjegjesi e lidereve tane politik qe te na udheheqin drejt zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqeror.  

– Shteti e krijon Kombin dhe e jo e kunderta –  
Deshmi per kete kemi shume… Kurdet ne shekullin e dhjete (X) kane pasur perandori, disa mbreteri nen kontroll (Dinastia Ayyubide 1171-1341), kurse tani jane pike e pese, ende po udhehiqen me ide Marksiste-Leniniste (PKK) dhe kjo ndodh vetem e vetem se nuk kane shtet. Te mos shkojme shume larg po ti shohim Maqedonasit. Njezet (20) vitet e fundit ata jane krijuar si komb dhe vetem e vetem se e kane pasur shtetin.  

Duhet te pranojme qe per momentin, na Shqiptaret po edhe komunitetet tjera etnike nuk mund ti afrohen Shtetit dhe me te te shijojne te mirat por edhe ti pranojne detyrimet ndaj tij. Si rezultat i kesaj jemi deshmitare qe Shkupi po ndertohet dhe rregullohet me godina dhe bulevarde, por, vetem pjesa jug-perendimore e saje kurse pjesa veri-lindore e Shkupit, ajo pjese ku shumica dermuese jemi na, ka mbetur si ka qene, pa asnje investim. Te mos flasim per komunat tjera qe jane lene gjithashtu pas dore.  

Cka jane vendbanimet, si jane krijuar ato, si jane rritur dhe zhvilluar…  
Dihet qe qytetet, qytezat, fshatrat dikur kane qene vendbanime te vogla vetem me disa familje. Kur jane zgjedhur per tu formuar si vendbanime i kane pasur disa karakteristika elementare si, uje te pijshem, mbrojtje natyrore, fusha pjellore ne afersi apo livadhe neper vendet malore… nje vendbanim kur ka pasur me shume potencial atehere ai eshte zhvilluar me shume dhe ka qene vend ku edhe familjet/fiset tjera jane vendosur… keshtu jane krijuar fshatrat dhe te njejtat kur jane rritur dhe zhvilluar te njejtat jane bere qyteza dhe keshtu me radhe…  
Ata qe jetojne neper qytete kane me shume prosperitet ne dallim me ata qe jetojne neper fshatra.

Per kete arsye, cdo here pikesynimi i shumices eshte qe te vendosen neper qytete.  
Sipas teorise se sociologjise, shoqerite e shendosha jane ato shoqeri ku shumica e popullates jeton ne vendbanime urbane kurse pakica ne ato rurale, dhe me synim qe edhe ajo pakice rurale te zvogelohet cdo vit ne mase sa me te vogel.  

Ekzistojne shume shtete ku perqindja eshte ne disfavor te larte per ruralen, me nje fjale te gjitha shtetet qe njihen si te zhvilluara perpjesetimi eshte i tille. Te mos flasim per SHBA-te ku
perpjesetimi i qytetareve urban dhe rural eshte 95% me 5%.  
Te shoqeria Shqiptare ne Maqedoni, proporcioni i qytetareve urban me ate rural eshte perafersisht 50% me 50%. Tek Maqedonasit eshte shume me e vogel meqenese shume vendbanime i kane te urbanizuara ( P.SH. Berova i ka 13.941 banore (regjistrimi 2002), por eshte e urbanizuar dhe i ka te gjitha epitetet e  qytezes, per asnje nevoje qytetaret e komunes se Beroves nuk jane te detyruar te shkojne ne Radovish (28.244 banore) apo ne Shtip (47.796 banore). Te gjitha institucionet qeveritare dhe private jane te dekoncentruara dhe jane prezente ne Berove.

Ne Regjionin e Pollogut, ne nje hapesire prej 2.417 km2, prej kufirit me Kosoven e deri ne Mavrove, jetojne perafersisht 310.000 banore por ekzistojne vetem dy (2) qytete, Tetova dhe Gostivari. Nese e shohim me ane te statistikes, ne tane Maqedonine, te komunitetet me te medha perpjesetimi ne mes komunave Urbane me ato Rurale eshte:  
I. Shqiptare gjithsej 509.083*  

a. Ne komuna Urbane gjithsej 276.991 ose 54.41%  
b. Ne komuna Rurale gjithsej 232.092 ose 45.59%  
II. Maqedonas gjithsej 1.297.981  
a. Ne komuna Urbane gjithsej 1.096.434 ose 84.47%  
b. Ne komuna Rurale gjithsej 201.547 ose 15.53%  
* Te gjitha te dhenat jane prej regjistrimit 2002 – Enti Statistikor Shteteror i Maqedonise www.stat.gov.mk  
Si qe mund te shihet, nje komunitet eshte i urbanizuar mbi 80% kurse komuniteti tjeter eshte pakes mbi 50% por nese keto te dhena llogariten ende ne baze te karakteristikave demografike te komunave se ku cila pale eshte shumice atehere dalin keto te dhena:  

I. Prej 54.41% te shqiptareve qe jetojne neper komuna Urbane, vetem 39.13% jetojne ne komuna Urbane ku shumica eshte Shqiptare kurse 15.28% jetojne ne komuna Urbane ku shumice jane Maqedonasit.  

II. Prej 45.59% te shqiptareve qe jetojne neper komuna Rurale, 40.91% jetojne ne komuna Rurale ku shumica eshte Shqiptare kurse vetem 4.68% jetojne ne komuna Rurale ku shumice jane Maqedonasit.  

Nese tani e shikojme perpjesetimin ne mes Urbanes dhe Rurales atehere ajo eshte 51.11% me
48.89% ne dobi te komunave RURALE ku shumice jane Shqiptaret.  
Sipas ketyre informatave shihet qarte qe eshte nevoje e jona qe ne Pollog te krijohen me se paku edhe tre qyteza,  
– qyteza e Tearces (22.454 banore),  
– qyteza e Bogovines (28.997 banore) dhe  
– qyteza e Zhelines (24.390 banore).  
Sikur keta tre (3) komuna qe jane Rurale te ishin te Urbanizuara atehere do te ndryshonte
perpjesetimi ne mes Rurales dhe Urbanes ne dobi te Urbanes:  

III. Shqiptare prape gjithsej 509.083 por:  
a. Ne komuna Urbane gjithsej 347.750 ose 68.81%  
b. Ne komuna Rurale gjithsej 161.333 ose 31.69%  
– Prej 68.81% te shqiptareve qe do te jetonin neper komuna Urbane, 53.03% do te jetonin ne
komuna Urbane ku shumica eshte Shqiptare kurse 15.28% do te jetonin ne komuna Urbane ku
shumice jane Maqedonasit. Dhe  
– Prej 31.69% te shqiptareve qe do te jetonin neper komuna Rurale, vetem 27.01% do te jetonin ne komuna Rurale ku shumica eshte Shqiptare dhe 4.68% jetojne ne komuna Rurale ku shumice jane Maqedonasit.  
Vlen te ceki qe keta tre komuna i kane te gjitha mundesite dhe potencialet ekonomike dhe
strategjike qe te behen qyteza. Ky hap duhet te merret edhe me komunat tjera psh. Likova, 
Cegrani, Celopeku etj…  

Me kete banoret e fshatrave nuk do te jene te detyruar ti braktisin vendbanimet e veta po edhe ata do te japin kontribut ne zhvillimin e vendbanimeve ku ata jetojne.  
Per kete duhen keto ndryshime: 

1.  Qeveria duhet te ndihmoje ne krijimin e kapaciteteve institucionale per tre komuna ne
rajonin e Pollogut, per komunen e Tearces, Bogovines dhe Zhelines, ashtu qe te behen
qyteza dhe ate:  
Te kerkohet nga ana e ministrise se Puneve te Brendshme dhe Drejtesise, te krijohen zyra te
dekoncentruara te ofiqareve ne keta qyteza, Gjykate themelore dhe me kete qytetaret e
ketyre komunave per nevojat e veta nuk do te kene nevoje te vijne deri ne Tetove por do ti
kryejne ne komunat e tyre. Psh. Fshatrat qe i takojne komunes se Tearces pikesynim do ta
kene Tearcen si qyteze ndaj Tetoves apo Gostivarit.  
Te kerkohet qe institucionet tjera qofshin private apo publike gjithashtu te celin zyrat e
veta.  
– Kadastra, 
– Zyra te Postave te Maqedonise bashke me Banken e Postave, 
– EVN-ja, 
– T-home, 
– T-mobile, 
– VIP dhe 
– ONE,  

Te kerkohet nga Ministria e Arsimit qe ne keta dy komuna te krijohen shkolla te mesme.
Meqenese arsimimi i mesem eshte i obliguar, kjo kerkese nuk do te ishte problematike, vec
kesaj para disa dekadave ne keta dy vendbanime ka pasur dege te Gjimnazit te Tetoves. Kjo do ta reduktonte rrjedhjen e nxenesve nga te gjitha komunat ne Tetove gjegj. Gostivar gje qe
gjithashtu do ti reduktonte edhe harxhimet e familjareve te nxenesve qe jane te detyruar te
udhetojne. Pervec asaj do ta zbuste situaten dhe kushtet qe i kane neper keta dy qytete
(shkollat fillore perdoreshin edhe nga ana e nxenesve te shkollave te mesme).  
Me ndihmen e Ministrise se Transportit dhe Lidhjeve dhe Komunave te aferta te krijohen plane
urbanistike per planifikim hapesinor te ketyre qytezave  
Me keta ndryshime, do te rritej realisht numri i te punesuarve (Ofiqar, Planer ne Kadaster,
nepunes te llojllojshem) dhe ate neper komunat e veta.   

2.  Te nderrohet ligji i zgjedhjeve: Ne Maqedoni zgjedhjet mbahen sipas modelit te
proporcionalitetit. Si rezultat i kesaj kemi raste ku posti shume i kerkuar i deputetit te
popullit zhvleftesohet pa mase meqenese ata/ato qe jane te renditur/a ne vendet e para te
listes kalojne dhe behen deputete/e kurse ata/ato qe jane ne pjesen e mesme dhe te fundit
te listes presin… perafersisht e njejta ndodh edhe me keshilltaret komunal. Pas zgjedhjeve,
prej cdo partie politike kemi keshilltare/e qe jane nga lagjja e njejte kurse shume
vendbanime tjera mbesin pa perfaqesues. Kjo mund te rregullohet vetem me ane te
sistemit te zgjedhjeve me shumice ku balle perballe kandidatet e nje rajoni do te jene
konkurrent ne mes veti**  
** Edhe te rasti me deputetet e popullit ne parlament, kemi raste ku disa qendra perfaqesohen me me shume
deputete kurse disa regjione aspak, vetem e vetem se kandidatet e ketyre rajoneve jane me “me pak vlerevota”
dhe jane te renditura me poshte. Vec kesaj kemi te bejme edhe me fenomenin e zgjedhjes e jo kualitetit meqenese nuk ka zgjedhje sipas meritave po sipas renditjes ne listen zgjedhore.

apo me sistemin proporcional por me lista te hapura***.  

 *** Sistemi me lista te hapura eshte sistem proporcional por me mundesi qe votuesi vec partise te rrethoje edhe kandidatin qe eshte ne liste, pa marre parasysh renditjen ne listen zgjedhore. Si rezultat i kesaj mund te kemi raste qe te zgjidhet ndonjeri/era si keshilltare/e apo deputet/e edhe pse ne renditje te listes ka qene shume poshte. Ne regjionin tone; Kosoven e kemi deshmi qe ky lloj i zgjedhjeve jep rezultate dhe perdoret ne te tre zgjedhjet radhazi.  

3.  Duhet te nderrohet ligji per arsim te mesem obligues:  
Arsimi i mesem eshte obligues ne shume shtete Evropiane por jo ne kete menyre, duhet te
ndiqen traditat dhe eksperiencat e shteteve te zhvilluara. Shteti duhet te investoje ne arsim 

sipas kerkesave te tregut te punes. Duhet te investoje ne aftesimin e zanateve qe kane nis
te jene deficitare. Arsimi i mesem duhet te jete i obliguar por ne kete nuk duhet te hyje:  

a. Gjimnazi, Shkolla e mesme Medicinale apo Ekonomike – keta shkolla te mesme jane
parapergatitje per Fakultete dhe ne keto shkolla, me qellim te rruajtjes se kualitetit
ndaj kuantitetit duhet te rivendosin provimin pranues  
Shkolla te obligueshme mund te jene shkollat e zanateve si:  
b. Shkolla e Mesme per Gdhendje te Metalit, per Zdrukthuari … 
c. Shkolla Tekstile 
d. Shkolla per prodhime Bujqesore 
e. Shkolla per prodhime Ushqimore, …..  

Cdo shoqeri duhet te kete spekter te gjitha llojeve te te afteve per pune, prej Juristeve,
Ekonomisteve, Mjekeve e deri ne te gjitha llojet e zanateve qe Tregu i punes i kerkon.  

4. Duhet te nderrohet ligji per arsim superior dhe te gjitha studimet e disperzuara te kthehen
ne Tetove. Nuk eshte e rastit qe universitetet jane krijuar vetem neper qendra (qytete) dhe
jo neper cdo qyteze. Karakteristike e studimeve jane edhe udhetimet, shumica e te rinjve
gjate studimeve kane mundesine e vetme dhe te paren here ne jeten e tyre te dalin jashte
vendlindjes se tyre dhe me kete te shohin qe ekzistojne vendbanime tjera me kulture tjeter
dhe me mundesi tjera. Aty te rinjte takohen, njihen edhe lidhin martesa.  
Situata e tanishme eshte … ne cdo qyteze ka pjese te disperzuara te USHT-se. Prej
Kumanoves, Kercoves, Gostivarit (ne f. Banjice)… Me kete te rinjve u themi: ju te rinj dhe te
reja te ketyre vendeve nuk keni perse te shkoni ne Shkup, Tetove ose Prishtine apo Tirane
te studioni, Ju do te mbeteni ne vendin tuaj dhe do te studioni para shtepise suaj (do te
vazhdoni pjesen tjeter te shkolles se mesme)  

5.  Duhet te hapet Zona e Lire Ekonomike ne Tetove (ende e paperfunduar) dhe mundesisht te
hapen edhe zona tjera ne rrethinen e Gostivarit, ne rrethinen e Kercoves dhe te Struges –
Ohrit. Do te ishte mire qe keta zona tu jepen me koncesion kompanive te huaja qe ta
menaxhojne dhe me kete banoret e ketyre komunave do te kishin mundesi per punesime.  

6.  Duhet te sillet ligji per decentralizim fiskal dhe te nderrohet ligji per financim te komunave.
Ligji i tanishem nuk i permbush nevojat e komunave meqenese cdo gje eshte e centralizuar
(edhe Komuna nese ben punesime duhet paraprakisht te marre lejen e Ministrise se
Financave). Komunat duhet te nisin te krijojne opinion per kete ceshtje me ane te konferencave shkencore, me ane te keshillimeve te eksperteve te kesaj lemie … Sipas ligjit
ekzistues, komunat marrin 3% te TVSH-se qe; ne 18 njesi te TVSH-se qe mblidhet ne
territorin e komunes, komunes se njejte i kthehen mbas vetem 0.54 njesi.  
Tatim paguesit me te medhenj ne Maqedoni jane EVN-ja, T-HOME, tre Operatoret e
Celulareve, zinxhiret e supermarketeve VERO, KAM Market, Tinex etj… mirepo te gjithe keta
subjekte jane te regjistruara ne Shkup dhe e gjithe sasia e TVSH-se qe paguhet neper
komuna regjistrohet si tatim qe paguhet ne Shkup.  

E para: Te kerkohet qe keta kompani qe kane shtrirje ne tere territorin e Maqedonise ti
ndajne faturat sipas komunave dhe me kete lehtesisht mund te njehsohet sasia e TVSHse
qe mblidhet neper cdo komune,

E dyta: Kjo perqindje e TVSH-se te rritet dhe te kerkohen eksperience prej shteteve 
Evropiane, dhe me kete tu mundesohet qe edhe komunat te bejne projekte kapitale.  

7.  Duhet te ndihmohen projektet kulturore neper komunat tona. Te RI-Nis teatri ne Tetove
(ende eshte pa drejtor), Teatri ne Shkup, ne Gostivar. Te stimulohen/hapen kinema, info
qendra neper qytete etj…  

Kultura eshte gjithcka, qe nuk e ka dhene natyra por e ka krijuar vet njeriu mirepo pa
kulture dhe art nje shoqeri eshte e gjykuar te deshtoje dhe te behet pre e fqinjeve.  
Me keto ndryshime deri diku do te zbutej situata e rende ekonomiko-sociale dhe kulturore qe
mbreteron ne shoqerine tone.  

Autori eshte anetar i IPESA (Institute for political economic and social analysis).

Lajme të ngjashme

Back to top button