Sër Fergi ia plotëson dëshirën e Usain Bolt

Menaxheri i Manchester United Aleks Ferguson vendosi t’ia plotësojë dëshirën njeriut më të shpejtë në botë Husain Bolt, të cilit do t’ia jep rastin që të luajë për “djajt e kuq”.

Asi xhamajkjan do ta vesh fanellën e klubit të tij të dashur në duelin humanitar kundër Real Madridit, i cili organizohet gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa në të marrin pjesë legjendat e dy klubeve.

“Bolt është fans i madh i Manchester United. Interesante është se dëshiron të luaj në ndehsje me karakter humanitar. Mundësi e shkëlqyeshme të shohim se si gjindet dhe çka di kur të luajmë kundër legjendave të Realit”, deklaroi Ferguson. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button