Zyrtare: iPhone 5 prezantohet më 12 shtator

Për një kohë të gjatë është folur për datën e lansimit të iPhone 5, dyshimet për të cilën tashmë i ka konfirmuar Apple. Data zyrtare e lansimit të iPhone 5 do të jetë 12 shtatori, dhe ftesat për ngjarjen ekskluzive për media tashmë janë dërguar nga Apple.

Ngjarja në të cilën do të prezantohet iPhone 5 do të mbahet në “Yerba Buena Center for the Arts” në San Francisko, ndërsa përveç modelit të shumë-pritur të iPhone 5, Apple do të jap më shumë detaje edhe për iOS 6.

Me siguri në të njëjtën ditë, Apple do të fillojë shitjen e iPhone 5 me para-porosi, pasi që një gjë e tillë tashmë është bërë traditë e Apple. 

Nëse Apple edhe kësaj radhe fillon shitjen e iPhone ditën e premte, atëherë i bie që telefoni më i popullarizuar në planet të fillojë të shitet nga data 21 ose 28 shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button