Hoteli më i lartë në botë, 601 metra

Turizmi dhe hoteleria nuk pushojnë në synimin e tyre për të tërhequr turistët me atraksionet e tyre.

Dhe, lartësia e hoteleve ashtu si dhe arkitektura impozante është gjithmonë një karrem për të tërhequr turistët.

Më ambiciozë në këtë drejtim tregohen hotelierët nga lindja dhe sidomos nga vendet arabe. Kështu, në një ranglistë prej 10 hoteleve më të larta në botë, që e ka përpiluar ndërmarrja ab in der urlaub, katër janë vetëm në Dubai dhe një, më i larti, në Arabinë Saudite.Hoteli “Royal Clock Tower” në Mekë të Arabisë Saudite, me 601 metra lartësi tejkalon për 117 metra hotelin e dytë në këtë listë, atë “The Ritze Carlton” të Hong Kongut, që është 481 metra i lartë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button