Njëmbëdhjetë minuta, rrugëtim vetëzbulimi

Njëmbëdhjetë minuta rrëfen historinë e një vajze, Maries, nga një provincë e Brazilit, e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë në dashuri. Ndaj dhe që në moshë fare të njomë ajo druhet se s’ka për të gjetur kurrë ndonjëherë dashurinë.

Autori – Paulo Coelho

Rreth Librit
Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button