Në Maqedoni luanët më të shtrenjtë se kudo

Është interesante të shihet çmimi i statujave nga bronzi në treg të lirë dhe të konsoliduar, kundrejt atyre të blera në kushte kur partitë që udhëheqin shtetin kontrollojnë mjetet e dedikuara për furnizime publike.

Këtë pranverë në Berlin rastësisht hasa në një shitore me punime artistike dhe dekorative të lloj-llojshme. Para saj ishin të vendosura disa skulptura me madhësi natyrore-reale të kafshëve nga bronzi dhe kishte disa të tjera më të vogla. Supozoj se qëllimi i tyre është të zbukurojnë shtëpitë dhe oborret e njerëzve të pasur të cilët prezantohen si adhurues të artit dhe natyrës.

Statuja të kafshëve të punuara nga bronzi në rrugën para galerisë në Berlin – Gjermani  në maj te vitit 2012.


Skulptura e arushës përafërsisht me këta dimensione  80 x 130 x 150 cm, kushton 5,800 euro.

Nga aspekti tematik, kjo arushë mund te krahasohet me luanët e bronzit të projektit  Shkupi 2014. Luanët janë me kualitet të ngjashëm apo më të ulët artistik së kjo arushë mirëpo janë dy herë më të mëdhenj. Kjo nënkupton se për ta duhet 4 herë më tepër bronze ngase duhet të mbushet vëllimi hapësinor në të tre dimensionet.

Katër luanët në urën Goce Dellçev, gjoja se i kanë kushtuar shtetit  2,3 milion euro, mjete këta të marra nga buxheti shtetëror. Dorën në zemër, ky çmim është së bashku me postamentin e statujës në të cilin janë shkarravitur disa reliefë kuazi-historike si Aristoteli e mëson sundimtarin absolut të ardhshëm Aleksandrin, se demokracia është bazë për liri, të shkruara me disa shkronja të përziera e të çuditshme. Del se një luan së bashku me postamentin kushton 570.000 euro. Edhe sikur të themi se çmimi  i kalkuluar i luanit me gjithë postament të jetë…ku ta di… sa një e pesta e çmimit të paguar, përsëri del se për një statujë të luanit duhet paguar mbi 100 mijë euro.

Nuk e di a mund të krahasohen, por nëse për tu lyer një arushë e ngjashme me madhësi dyfish më të madhe, nëse kalkulojmë proporcionalisht me materialin, do të kishte kushtuar 4 herë më shumë rreth (~25,000 euro). Në fakt, bëhet fjalë për ridimensionim  të veprës së njëjtë, në çmimin bazë të së cilit është i përfshirë edhe honorari i autorit, do të thotë se është më i vogël ose i barabartë me të minus çmimin e bronzit  dhe të skalitjes. 

Madje edhe zmadhimi i arushës të kushtonte 10 herë më tepër (pra 60,000 euro) serish ka dallim të madh me çmimet e luanëve. Ndoshta në atë shifër qëndron dhe dallimi mes tregut të lirë dhe tregut i cili është kombinim i ekonomisë socialiste dhe feudale.

Filip Stojanovski
Bloger

Lajme të ngjashme

Back to top button