Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore

Profesoresha universitare dhe kolumnistja e Portalbit,  Besa Arifi e quan absurde mos-arrestimin e Gruevskit me arsyetimin se atë mbrëmë nuk mund ta gjenin për t’ia dhënë thirrjen. Ajo thotë se në këtë rast gjykata menjëherë duhet të sjell urdhër dhe ta dërgojnë në vuajtje të dënimit me përcjellje policore.

“Gruevski dukshëm i ik pranimit të ftesës. Në këto raste gjykata sjell urdhër dhe e çojnë në vuajtje të dënimit me përcjellje policore. Nuk luajnë symbyllur me të dënuarin”, tha për Portalb, Arifi.

Ajo sqaroi edhe atë se imuniteti e mbron deputetin vetëm nga paraburgimi dhe jo nga vuajtja e denimit.

LEXO: Gruevski as e ka pranuar vendimin, as është paraqitur në burgun e Shutkës

“Deputetin e mbron imuniteti vetëm prej masës se paraburgimit ndërsa jo edhe të vuajtjes së dënimit pasi që i njëjti është shpallur i fajshëm nga gjykata. Pra nuk ka nevojë të hiqet imuniteti qe deputeti të shkojë në vuajtje të dënimit sepse imuniteti nuk e mbron atë nga përgjegjësia penale por e mbron vetëm nga paraburgimi si masë që merret para sjelljes së aktgjykimit.  Ndërsa dje kanë votuar në parlament që të ia marrin mandatin pasi që këtë mund ta bëjnë deputetët kur njëri prej tyre është gjykuar dhe gjetur i fajshëm për vepër penale që e bën jo të denjë për funksionin e deputetit. Por edhe marrja e mandatit nuk është e domosdoshme që të shkohet në vuajtje të dënimit. Thjeshtë personi që është shpallur fajtor shkon në vuajtje të dënimit pasi i ka përdorur të drejtat për ankesë, pavarësisht a ka imunitet ose mandat deputeti. Prandaj nuk është pengesë juridike mosmarrja e mandatit ose mos heqja e imunitetit për të shkuar ai në vuajtje të dënimit”, shtoi Arifi.

Ajo gjithashtu tha se mos heqja e mandatit të Gruveskit ndikon vetëm VMRO-në e cila nuk mund të emëroj deputet të ri.

“Pasoja do të ketë vetëm që VMRO do të ketë një deputet më pak kur ai të shkojë në burg ndërsa mandati nuk i është hequr. Sikur t’i hiqej mandatit, VMRO do të fitonte një deputet të ri”, tha Arifi.

Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?

Gjithashtu, aktivistja Mirjana Najçeska në rrjetet sociale ka komentuar ngjarjet në lidhje me burgosjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me vendim të plotfuqishëm me 2 vjet burg, ndërkaq mbrëmë edhe pas shumë përpjekjeve shërbimet nuk kanë arritur që ta gjejnë për t’ia dorëzuar vendimin që i njëjti të shkojë prapa grilave në Shutkë, njofton Portalb.mk.

“Çfarë është ky budallallëk të pritet deri të hënën. Personat e dyshuar për vepra penale i kanë kërkuar dhe ndjekur njësitet speciale dhe me pranga i kanë dërguar në paraburgim, ndërkaq kriminelin e dënuar duhet që ta lusim që të vijë ta mbajë burgun. Dhe në vikend nuk po punojnë shërbimet. Hajde bre mos na bëni budalla me tru të shëndoshë. Çka, në vikend nuk paraburgosen njerëzit? Në vikend nuk ka gjykatës? Ose në vikend mund të bëhen vepra penale?”, shkruan Najçevska.

LEXO: U refuzua ankesa e ish kryeministrit Gruevski, ai duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button