Ministri Bekteshi komentoi informacionet se është pjesë e rikonstruimit të Qeverisë (VIDEO)

Se a do të largohet nga posti i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të vendosin organet e partisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kështu u përgjigj në pyetjen e Portalb.mk, vetë ministri Bekteshi.

Megjithëse spekulime, Bekteshi nuk hodhi poshtë informacionet si të pavërteta.

“Unë edhe më herët në një ngjarje theksova se sa i përket rikonstruimit të Qeverisë, në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosin strukturat e BDI-së dhe organet më të larta, siç është kryesia dhe kryetari, Ali Ahmeti”, tha Bekteshi.

LEXO: Përflitet se së shpejti mund të ketë rikonstruim të Qeverisë së Maqedonisë

Përndryshe, dje në Maqedoni kanë qarkulluar informacionet se ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është pjesë e rikonstruimit të ri të Qeverisë së Maqedonisë.

Në listën e të përfolurve për largim të mundshëm nga posti, përveç Bekteshit janë edhe:

Hazbi Lika, zv. kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Dragan Tevdovski, ministër i Financave

Megjithatë në kabinetin qeveritar ka funksionarë për të cilët opinioni disa herë ka ngritur pyetjen e shkarkimit të mundshëm të tyre, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës.

Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështje Evropiane

Ndër më të përfolur dhe më të krituar nga opozita kanë qenë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button