Gruevski sot nuk u paraqit në burgun e Shutkës

Nikolla Gruevski sot nuk është paraqitur në burgun e Shutkës. Procedura për ankimim i jep ish kryeministrit edhe disa ditë liri. Avokatët e tij të hënën dorëzuan ankesë në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore- Shkupi 1, pasi paraprakisht iu hodh poshtë lutja që t’i anulohet vuajtja e burgut.
Gruevski sot personalisht ka dorëzuar ankesë pranë gjykatës, edhe krahas ankesës së avokatëve me sqarimin se përse vuajtja e dënimit mund të pres. Tashmë prej nesër Këshillit Penal i skadon afati prej tre ditëve që të marrë vendim apo më së voni deri të hënën. Ish kryeministri tani ka dy opsione- gjykata ta pranojë lutjen e tij për anulim apo ta hedh poshtë ankesën dhe të vendos datë, kur Gruevski të paraqitet në burgun e Shutkës.

Ish kryeministri provoi të mbetet në liri edhe përmes ankesës pranë Gjykatës Supreme. Kërkoi që aktvendimin prej 2 viteve me burg për furnizimin e “Mercedesit” luksoz në mënyrë të jashtëligjshme ta rishqyrtojë gjykata më e lartë në krye me Jovo Vangellovskin, kumbari i deputetit të VMRO DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Pikërisht Veljanovski dje protestoi për drejtësi për Gruevski.

Gruevski në lutjen tashmë të refuzuar që e adresoi deri te gjykatësi për shqiptimin e sanksioneve për anulimin e vuajtjes së dënimit, ka përmendur dy arsye pse nuk duhet të shkojë në burgun e Shutkës. E para ndërlidhet obligimet që i ka në Kuvend si deputet, duke aluduar në proceset për ndryshimet kushtetuese që po zhvillohen në këtë institucion, por edhe për shkak se po shkruan libër pasi këtë verë edhe doktoroi.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button