Han: Të ndalojnë kërcënimet ndaj reformatorëve të VMRO-DPMNE-së

“Takim i shkëlqyer”, kështu shkroi në Tuiter, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, pas takimit të shkurtër me delegacionin e krahut reformues të VMRO-DPMNE-së, në përbërje të Petar Bogojevski, deputetja Emisija Aleksandrova dhe ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, të cilët së fundmi u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-a, ndërkaq me ftesë të kryetarit të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Zhpzef Doll, kanë marr pjesë në Kongresin e Partisë në Helsink, njofton Portalb.mk.

“I përgëzoj për guximin e tyre dhe guximin që kanë treguar në votimin për Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë kërcënimet kundër tyre duhet patjetër të ndalojnë! Të gjithë partitë duhet që të punojnë në agjendën e BE-së, të cilën e duan shumica e qytetarëve”, shkroi Han në Tuiter.

Dje, erokomesari Han ka pasur takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-s,ë Hristijan Mickoski duke vlerësuar se me atë ka pasur “bisedë të dobishme”.

“Bisedë e dobishme me liderin e BMRO DPMNE-së Mickoski. Isha i qartë kristal kur thash se ratifikimi i Marrëveshjes nga Prespa duhet të finalizohet shpejt dhe pa pengesa të tjera. E përshëndes angazhimin e tij në mos  pengimin e procesit në Kuvend. Euro integrimeve u nevojitet opozitë lojale”, ka shkruar eurokomesari Han.

Nga VMRO-DPMNE njoftuan se në takim Mickoski ka theksuar se prioritet strategjik i VMRO-DPMNE-së është anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe se në këtë aspekt partia do të vazhdojë të jap kontributin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button