Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore

Në seancën e djeshme qeveria e Maqedonisë e ka miratuar Planin 18. Sipas këtij plani parashihen reforma të përshpejtuara në disa sektorë të rëndësishëm siç janë: sundimi i ligjit, shërbimet e sigurisë, administrata publike dhe parandalimi i korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Zbatimi reformave në fushat që përmenden në Planin 18 do të ndiqen nga afër nga Komisioni Evropian, ndërkaq rezultatet nga mbikëqyrja do të jenë shtyllë e Raportit Vjetor të Progresit për vendin që do të publikohet në pranverë të vitit 2019.

Plani 18 gjithashtu është pjesë e “Skrinigut evropian” duke filluar me Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria).

Reformat e parapara sipas planit 18:

Në konkluzionet e miratuara nga Këshilli i BE-së në qershor të këtij viti, të vërtetuara nga Këshilli Evropian, e theksuar është rëndësia e vazhdimit përparimit në implementimin e reformave të përshpejtuara dhe të porositjes së rezultateve shtesë të qëndrueshme në fushën e:

  1. Gjyqësori,
  2. Shërbimet e sigurimit dhe të inteligjencës,
  3. Reforma e administratës publike, dhe
  4. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

ZGJIDHJE NGA REFORMAT KYÇE NË ÇDO SFERË

  1. Sundimi i ligjit në fushën e gjyqësorit:

Ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Gjykatat në pjesën e Zgjedhjes së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik në përputhje me parimin e meritës dhe sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së çështjeve në gjykata.

Ridefinohen bazat për shkarkimin dhe ndëshkimin disiplinor të gjyqtarëve në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe forcohet roli i Ministrisë së Drejtësisë në fushën e mbikëqyrjes mbi zbatimin e sistemit të menaxhimit të automatizuar të lëndëve.

  1. Reforma në shërbimet e sigurisë:

Zbatimi i gjithë paketit të masave lidhur me funksionalizimin e plotë të ATO-së, miratim i akteve të mbetura nënligjore.

Të funksionojë Këshilli për Mbikëqyrjen Civile mbi përgjimet, i cili do të forcojë kontrollin mbi të gjithë sistemin për ndjekjen e komunikimeve.

Reformimi i shërbimeve të inteligjencës në përputhje me aktivitetet që do të parashikohen në Planin e Inteligjencës së Sigurisë.

Implementim i Strategjisë Nacionale për Luftën kundër Terrorizmit dhe Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Forcimi i kapaciteteve të Departamentit për Ndalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

  1. Reforma e administratës publike:

Depolitizimi i administratës publike – respektimi i parimit të meritës (sistemi i meritave) dhe ndërprerja e praktikës së punësimit të përkohshëm.

Përpunim i konceptit për futjen e kategorisë nëpunës të lartë shtetëror që do të unifikojë procedura dhe do të definohen kompetencat për përzgjedhjen dhe emërimin e VRS me të cilin do të zëvendësohen dispozitat (120) ligjore të veçanta.

  1. Politika kundër korrupsionit:

Miratimi i një ligji të ri kundër korrupsionit duke përfshirë dhe një model të ri për përzgjedhjen e KPKM-së me kompetenca të përforcuara dhe funksionim të duhur.

Në njërën nga seancat e fundit të Qeverisë, kemi shqyrtuar propozim ligjin e ri për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe është aktivizuar procedura për diskutim publik mbi ligjin, pas të cilit ligji do të hyjë në procedurën parlamentare për miratim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button