Thaçi dhe Vuçiq sot do të takohen në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të presë sot në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

“Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit, transmeton REL.

Në shtator, një takim i thirrur nga Mogherini midis Thaçit dhe Vuçiqit ka dështuar, me tërheqjen e këtij të fundit.

Paraprakisht, Thaçi dhe Vuçiq janë takuar në Alpbah të Austrisë, ku kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button