Pas tragjedisë në Gostivar, Qeveria premton zgjidhjen e problemit me qentë endacakë nëpërmjet ndryshimeve ligjore

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 101 ka iniciuar ndryshime në ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe mirëqenie të kafshëve, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujërat është e obliguar që bashkë me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, me Komunitetet e Njësive për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Maqedonisë dhe në bashkëpunim me organizatat civile për mbrojtjen e kafshëve, në afat sa më të shkurtër për përgatisë ndryshime ligjore me të cilat do të tejkalohet problemi me qentë endacakë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për seancën e djeshme.

Çështja e problemit me qentë endacakë, u riaktualizua pas ngjarjes tragjike të së hënës në Gostivar në të cilën, një 17 vjeçare duke ikur nga qentë endacakë ka rënë në lumin Vardar dhe ka humbur jetën.

Në opinion ka pasur reagime të shumta dhe kritika për politikat e autoriteteve për menaxhim me këtë problem duke e pasur parasysh se ngjarja e së hënës ishte, ashtu edhe siç thanë nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, ishte ajo që më së shumti frikësoheshin se do të ndodh.

LEXO: “Anima Mundi” për tragjedinë në Gostivar: Ndodhi ajo që më së shumti i frikësoheshim

Por ky nuk ka qenë rast i vetëm në Maqedoni, në të cilin qentë endacakë kanë marrë jetë njeriut. Në mars të vitit 2017 si pasojë nga sulmi I qenve endacakë ka humbur jetën edhe një katër vjeçar Xhevar Useini nga fshati Baçishtë i Kërçovës. Vogëlushi kishte marrë lëndime të rënda në pjesën e barkut dhe të kraharorit.

Raste të kafshimit, qytetarët vazhdimisht kanë denoncuar në Polici, ndërkaq autoritetet deri më tani siç duket nuk kanë ndërmarrë masa mjaftueshëm. Qentë endacakë përbëjnë rrezik për qytetarët, e sidomos për personat e moshuar, nxënësit, nënat me fëmijë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Organizatat civile për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë që të strehohen të njëjtët dhe të kenë kushte të mirëfillta jetese. Por në Maqedoni, strehimi bëhet vetëm në Shkup, në strehimoren “Vardarishte”, e cila sipas OJQ-ve nuk i plotësohet kriteret bazike për të qenë vendstrehim për kafshët. Strehimi i përkohshëm i qenve në strehimoren “Vardarishte” ka filluar në vitin 2007 dhe i njëjti ka kapacitet të strehoj 100 qen në ditë.

Nuk ka ndonjë numër zyrtar se sa qenë endacakë janë në Maqedoni, por sipas numrave jo-formal vetëm në Shkup ka mbi 3.000 qenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button