Shfaqja “Ata që ikin” shënoi natën e dytë të Festivalit “Othello” (FOTO)

Në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, që u mbajt dje në Qendrën për Kulturë “Asnom” në Gostivar, është paraqitur shfaqja “Ata që ikin”, transmeton Portalb.mk.

“Ata që ikin” me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren, trajtoi fate njerëzish, të cilët në pamundësi për të gjetur kuptimin e vërtetë të ekzistencës së tyrë në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje.

Ajo solli ‘të vdekurit’ që donin të ishin ‘të gjallë’.

Shfaqja “Ata që ikin”
Shfaqja “Ata që ikin”

Sot, më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës.

Nesër më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Festivali do të përfundojë më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Natën e fundit do të ndahen edhe çmimet e përzgjedhura nga juria.

LEXO: Shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello”
LEXO: Programi i Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button