Priten shtrenjtime të reja nga shtatori
Tregtarët presin shtrenjtime të reja të të gjithë produkteve që shiten me pakicë nga muaji shtator. TV Alfa lajmëron se tregtarët ankohen se konsumi i të mirave materiale është zvogëluar shumë, ndërsa janë rritur dukshëm mallrat që teprojnë dhe mbeten në magazina.
Posaçërsiht këto tre muajt e fundit si asnjëherë më parë është e dukshme dhe ndjehet fuqia e paktë blerëse e popullatës në Maqedoni dhe kjo duket nga fakti që secili market në vend organizon aksione të ndryshme për t’i shitur mallrat që u kanë tepruar.
“Në muajt që do të vijnë presim rritje të çmimeve, dua të theksoj se fuqia blerëse e popullatës është zvogëluar dukshëm. Është zvogëluar edhe numri i llogarive fiskale si dhe mesatarja e shitjes së produkteve”, theksoi Nikolla Naçovski, drejtori i kompanisë “Tediko”.
Tregtarët thonë se për dallim nga viti i kaluar ky tremujorësh është shumë më i dobët. /Portalb