Gostivar, shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO)

Me sallën plotë me artdashës të Qendrës për Kulturë “Asnom”, dje në Gostivar ka filluar edicioni i dytë i Festivalit Ndëkombëtar të Teatrit “Othello”, i cili këtë vit është duke e shënuar edhe themelimin e Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”, transmeton Portalb.mk. Nata e parë dëshmoi se gostivarasit, dhe më gjerë janë të interesuar dhe se e duan artin teatror.

Shfaqja “Vetëvrasësi”

Siparin e “Othellos” e ngriti shfaqja “Vetëvrasësi”, e autorit Nikolai Erdman, në regji të Sulejman Rushitit, e realizuar në Teatrin “A. Z. Çajupi” – Korçë dhe Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ajo solli jetën Semyonit, një i ri i papunë, i cili besonte se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë tuba. Megjithatë, plani i tij dështon dhe ai mendon vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të fitojë para nga mjerimi i Semyon, duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për disa ofertues. Këta ofertues kanë planifikuar të shfrytëzojnë vdekjen e Semyon-it në avancimin e çështjes së tyre individuale. Inteligjenca, e përfaqësuar nga Aristarku, është i pari që i afrohet atij. Nga kjo pikë, Semyon e gjen veten, duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, artet, punëtorët, romancat etj.

Veçantia e shfaqjes ishte se secili personazh zbuloi anën më të keqe të personalitetit të tyre, por me dozë humori.

Në hapjen e festivalit ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi i cili theksoi se ekzistimi i festivalit, që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, hap perspektiva të reja në zhvillimin e artit teatror jo vetëm në Gostivar, por edhe në pasurimin e hapësirës kulturore të tërë Maqedonisë.

Në lidhje me themelimin e IN “Teatri i Gostivarit”, ministri Ademi vlerësoi se do të plotësohet nevoja e kamotshme për zhvillim profesional të artit teatror dhe prezantim i krijimtarisë së begatshme teatrore në këtë qytet.

Në natën e dytë, sonte do të paraqitet shfaqja “Ata që ikin”, me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren.

Më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës.

Më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Festivali do të përfundojë më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Natën e fundit do të ndahen edhe çmimet e përzgjedhura nga juria.

Gostivar, sot do të fillojë Festivali i Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button