Lustrimi ?!

Sot lexoja lajmet më të fundit të shtypit ditor,  aty top temë ishte Lustrimi, u lustruan… komisioni për lustrim… Do të lustrohen…

Në kohën kur unë isha vetëm shtatë apo tetë vjet, dilja me babain në qytet,  ai Lustronte këpucët në “novi zhivot”, kurse unë haja akullore në kohën që pritsha të bëhej lustrimi… Me atë mendje edhe jam ritur.  Gjithmonë kam menduar se vetëm këpucët lustrohen…

Para një kohe u formua komisioni për lustrim dhe prej asaj kohe e kuptova se edhe njerëzit lustroheshkan….

Po cilët njerëz lustrohen dhe pse?!

Vetë fjala lustrim (në tetovarçe vizllajm) përdoret kur diçka e bëjmë të shëndrit, por unë nuk e kam të qartë pse ky komision don të na bëjë njerëzit të shëndrisin nëse ata kur nuk kanë mundur dhe nuk mund të shëndrisin…

E çka nëse ky komision nxjerr disa emra??.. A do i besojmë këtij komisioni i cili përbëhet nga njerëz të cilët duhej të ishin pensionistë para një dekade?!

Mbrëmë dëgjoja një intervistë të një ish funksionari të lartë shtetëror,  i cili “jeton me minuta shtesë”,  fliste për lustrimin,  kurse unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ai duhet të lustrohet para të gjithëve,  kurse ai flet për lustrim…

Nuk do habitem nëse më del emri në gazetë… Hasim Memishi – Sopi duhet të lustrohet sepse kur ka qenë 2 vjeç kam ngrënë çokollata që e kanë pas letrën kuq e zi…

Autori i shkrimit është aktor në Teatrin e Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button