Komandantët e UÇK-së prej sot quhen terrorist

Nga MA, Besim Jashari

“Komandant e UÇK-së u bënë terrorist, po, po terrorist, të gjithë me radhë pa përjashtim, por edhe Ali Ahmeti tashmë u bë terrorist”. Me fjalë të tjera të mos keqkuptohemi ky nuk është konstatimi im dhe nënvlerësimin e kontributit të komandantëve të UÇK-së nuk e bëj unë, e bën Ministri Fatmir Besimi si rrjedhojë e përkuljes së tij përpara vrasësve dhe atyre që bënë gjenocid ndaj shqiptarëve të malësisë së Karadakut, Haraqinës, Porojit e Lubotenit,  në konfliktin e vitit 2001-it, “Branitellat” e rënë.

Me siguri ende jeni të habitur nga ky konstatim, prandaj do ta sqarojmë ngadalë, ngadalë prej nga vjen kjo simbolikë.

Akti i vendosjes së “buketit me lule” dhe përkuljes përpara ushtarëve maqedonas të rënë në konfliktin e 2001-shit të Fatmir Besimi dhe atë në ditën e përvjetorit të 11 të rrënies së Komandant Telit me katër djelmosha të guximshëm që e deshën më shumë Shkupin se gjithë krerët e BDI-së që i flijuan për qëllime përfitimi, gjithë kjo situatë na dhanë dy mesazhe të fuqishme, por jo vetëm kaq…

E para, për Fatmir Besimin nuk janë të rëndësishëm dëshmorët e kombit, ata që luftuan për ideale të pastra kombëtare, njëherit edhe më meritorët për etablimin e kësaj partie politike në pushtet, por për Besimin më të rëndësishëm janë “branitellat” maqedonas. Këtë akt nuk do ta kishte bërë kurrë një luftëtar i vërtetë, por vetëm një profiter i luftës. Ata që luftuan për ideale u turpëruan, ngjashëm si familjarët dëshmorëve që flijuan jetët e tyre dhe sot më të dashurit e tyre janë të margjinalizuar në BDI, prandaj ky luks i ministrit për të nënçmuar dëshmorët, vëllezërit tanë të idealit dhe të nderojë të pandershmit sllav që vranë, masakruan, dhe dëmtuan qindra e mijëra shqiptar.

E dyta, me këtë akt, Fatmir Besimi mori guxim që historikisht të parashkrojë fajësinë e konfliktit të vitit 2001. Nga buron kjo?

Konfliktet apo luftërat në histori vlerësohen se ishin të drejta apo të pa drejta në bazë të asaj se si i trajton komuniteti i vetë. Parë nga këndvështrimi neutral askënd nuk mund ta shpallësh hero apo terrorist, përderisa çdokush mendon se motivi i tij ishte i drejtë, mirëpo pas animit të Fatmir Besimit ka pala maqedonase (përkulja)tash fatkeqsisht mund të themi se historia fajtor për konfliktin, viktimat dhe dëmet do ti bëjë shqiptarët, tash historia shqiptarëve do të ju thotë terrorist dhe “branitellave” të vitit 2001 heronj.

Sepse atij të cilit komuniteti i bën nder, i përkulet dhe i shfaq më shumë respekt është pala që motivin e ka pas të drejtë. Nga kjo kuptojmë që nder, përkulje dhe respekt përfaqësuesit e komunitetit shqiptar me të gjitha nishanet iu dhanë “branitellave” maqedonas të vitit 2001, jo shqiptarëve, prandaj shqiptarët do të ngelin si pala që ishte në anën e gabuar, e kundërta e heronjve, pra vrasësit dhe terroristët!!!

I nderuari Ministëri i BDI-së, faktikisht sot të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë ata që thirreshin në emër të UÇK-së, përfshirë këtu edhe Ali Ahmetin dhe kompaninë i bëri terrorist.

Gjithçka mund të pritet nga politikan i profilit të Fatmir Besimit. Anjëherë, asnjë kontribut nuk ka bërë për shqiptarët dhe çuditërisht gjithmonë është ndodhur nëpër pozicione të larta qeveritare, tashmë i bëri 8 vite mandat si Ministër pa mos llogaritur edhe 3 vite të tjera nga mandati i papërfunduar i Ministrit të Mbrojtjes, kohë e mjaftueshme për të rikthyer bashkim-vllazrimin dhe qeverisjen serbe në Maqedoni!!! Ndoshta ju duket fiksion, po ashtu fiksion para 10 viteve ishte që UCK-ja ti përkulet MPB-së, e ja që ndodhi kjo! Do të ndodhë edhe ajo! Fatmir Besimi dhe BDI-ja vec kanë

Duke parë këtë akt, s’ka se si mos e komentoj edhe veprimin tjetër, që personalisht e llogariti si tradhti kombëtare e shkallës më të lartë. Fatmir Besimi në shkurt të këtij viti ishte mysafir i gjeneralit serb të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë, gjenerali Ljubisha Dikoviq, nënçmimi dhe turpi për të mos ngel me kaq, gjenerali Dikoviq i dhuroi Fatmir Besimit librin “Vojske Sërbije” aty serbet flasin për beteja të lavdishme, ndërsa të gjithë ne e dijmë se ata beteja nuk ishin gjë tjetër përvec se gjenocid i kryer ndaj shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button