Shkëlqen Brazili, në finale të LO

Brazili është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, Londra 2012, pas fitores prej 3-0 të arritur ndaj Koresë së Jugut.

Korea e Jugut në asnjë moment nuk ishte kundërshtare e denjë për Selecaon, që shkëlqeu edhe në këtë takim me yjet. Brazili edhe sonte u paraqit me të shumë përfolurin Lucas, i cili ishte në pankinë, por kjo nuk ndikoi.

Romulo realizoi golin e parë pas 38 minutash lojë, duke shpaguar dominimin e bashkëlojtarëve të tij.

Në pjesën e dytë ishte shfaqja e Leandro Damiaos. Futbollisti i shumëkërkuar në këtë afat kalimtar ia rriti vlerën vetes në 50 milionë euro me dy gola të shënuar, së pari në minutën e 57 dhe së dyti në minutën e 64.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0, kurse Brazili pa problem u kualifikua në finale të Lojërave Olimpike, ku do të takohet me Meksikën, e cila mposhti Japoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button