Çfarë dispozite ka itikafi (ndejtja në xhami)

Pyetja: Çfarë dispozite ka itikafi? A i lejohet personit që është në itikaf të dale për të kryer nevojën, për të ngrënë apo për shërim? Cilat janë sunetet e itikafit? Si dhe, cila është forma e itikafit të Resulullahut, salallahu alejhi ve selem?

Përgjigje: Itikaf është ndetja në xhami në vetmi për ta adhuruar Allahun, subhanehu ue teala, dhe është sunet me qëllimin e kërkimit të natës së kadrit. Për këtë ka aluduar Allahu në ajetin: “E kur jeni në itikaf në xhami, mos t`i afroheni atyre” (el-Bekare 187.)

Në të dy Sahihët është treguar se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe shokët e tij kanë bërë itikaf, Itikafi ka mbetur i ligjshëm dhe nuk është deroguar (anuluar).
Në të Dy Sahihët transmetohet se Aishja, radijallahu anhu, ka thënë: “Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, bënte itikafin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa vdiq, pastaj bënin itikaf edhe gratë e tij.”  [Buhariu në kapitullin e Itikafit 2026).

Përcillet në Sahihul Muslim nga Ebu Seid el-Hudriu, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte bërë itikafin në dhjetë ditët e para të Ramazanit, pastaj në dhjetë ditët e mesme e pastaj ka thënë: “Bëra itikaf në dhjetë ditët e para duke kërkuar këtë natë (natën e kadrit), pstaj dhjetë ditët e mesme, e pastaj mu tha: Ajo është në dhjetë ditët e fundit, kush dëshiron të bëjë itikaf, le të bëjë” (Buhariu në kapitullin e Itikafit 2027) Kështu që edhe të tjerët bënë  në itikaf së bashku me të.

Imam, Ahmedi, rahimehullah, ka thënë: “Nuk di asnjë hilaf në mesin e dijetarëve rreth asaj se itikafi është sunet.”
Pra, itikafi është sunet me tekst dhe ixhma.` Vendi i itikafit është xhamia në të cilën falet namazi me xhemat, në cilindo vend qoftë. Për këtë bazohemi në përgjithshmërinë e ajetit: “E kur jeni në itikaf në xhami” Më mire është që të jetë prej xhamive në të cilat falet edhe xhumaja që të mos ketë nevojë të dali besimtari për ta falur xhumanë, por nëse e bën edhe në xhami tjetër s`prish gjë nëse shkon herët për ta falur xhumanë.

Ai që është në itikaf duhet ta mbushë kohën e tij me adhurim ndaj Allahut, subhanehu ue teala, me namaz, me lexim Kurani dhe me dhikër. Ky është edhe qëllimi i itikafit.

Nuk prish gjë nëse flet pak me shokët e tij, sidomos nëse në atë bisedë ka dobi. Ai që është në itikaf i ka të ndaluara marrëdhëniet intime dhe gjërat para marrëdhënieve intime (paralojën)
Daljen e tij prej xhamisë, ulematë e kanë ndarë në tre lloje:

Lloji i parë: E lejuar, kur dalja është për çështje që i bën të domosdoshme sheriati apo natyra. Sikurse dalja për të falur xhumanë, për haje e pije nëse nuk i sjell  dikush, dalja për të marrë abdest apo gusëll të detyruar. Po ashtu edhe për të kryer nevojën e madhe apo të vogël.

Lloji i dytë: Dalja për një adhurim, i cili nuk është detyrim. Sikurse vizita e të sëmurit apo përcjellja e xhenazes. Nëse e ka kushtëzuar në fillim të itikafit lejohet, në të kundërtën nuk lejohet.

Lloji i tretë: Dalje që është në kundërshtim me itikafin. Sikurse dalja për të shkuar në shtëpi., për të treguar, për të bërë marrëdhënie seksuale me të shoqen etj. Kjo nuk lejohet, as me kushtëzim e as pa kushtëzim. Allahu dhashtë sukses.
Muhammed Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button