Duke ikur nga qentë, një 17 vjeçare nga Gostivari u mbyt në Vardar

Policia konfirmoi se qytetarët rreth 19.15 minuta raportuan se një vajzë që po largohej nga një grup qenësh pranë Spitalit ka rënë në Vardar, njofton Alsat.

Policia e Gostivarit operacionin e saj për kërkim dhe gjetje të vajzës e kishte nisur menjëherë pas raportimit të rastit së bashku me Njësinë Territoriale kundër Zjarreve në Gostivar, Qendrën për Menaxhim të Krizave, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe mjekë nga Ndihmën e Shpejtë pranë Spitalit të Gostivarit.

Kërkimeve të Policisë u ishin bashkangjitur edhe banorët e Gostivarit.

Nga KKZ Mavrovë ishte kërkuar që të reduktojë nivelin e ujit në lumë.

Vajza mendohet të jetë gjetur në rrjedhën e Vardarit në fshatin Balindoll.

Siç mëson Alsat vajza quhej Xhejha Mexhiti e lindur më vitin 2001 në Zdunjë të Gostivarit.

Ajo kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të Spitalit të Gostivarit, duke ikur nga një tufë qenshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button