“Bombë”: Në qendër përveç banorëve të Pustecit kanë votuar edhe votues të Gazi Babës dhe Kavadarit

Në Komunën Qendër, në raundin e dytë zgjedhor në vitin 2013 për zgjedhjet lokale nuk kanë votuar vetëm banorë të Pustecit, por edhe banorë të Gazi Babës dhe Kavadarit, transmeton Portalb.mk.

Kjo gjë u bë e ditur sot në gjykimin e rastit “Titanik” ku po prezantohen bomba. Në bisedën mes Mile Janakieskit dhe Biljana Brishkova zbulohet se nuk kanë qenë kontestues vetëm banorët e Prespës së Vogël.

“Në vetëm katër vendvotime votojnë këto të Pustecit? E pyet Brishkoska ministrin Janakieski, ndërsa në bisedë kyçet edhe Nikolla Todorov i cili gjithashtu pyet se në sa vendvotime votojnë ‘votuesit e trafikuar’”.

Mile i korrigjon dhe u thotë se nuk janë vetëm 4 vendvotime, por 35, duke potencuar se atje nuk votojnë vetëm votues nga Pusteci.

“Nuk janë vetëm ato të Pustecit problematik, janë edhe ato të Gazi Babës dhe Kavadarit”, tha Janakieski.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

Ndryshe, në rastin “Titanik”  akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Bombat e publikuara në gjykatë për “Titanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button