Komandanti i harruar

Komadant Teli, sinonim i guximit dhe qendresës, një njeri i shndërruar në dragua përballë çdo armiku qe preku tokën shqiptare, një strateg  i pakrahasueshëm  dhe syshqiponjë që shpoi dhe bombardoi shkaun tejpërtej, por  mbi të  gjitha një dëshmor i harruar. Po filloj duke menduar kush ishim ne dhe çka kemi po dhe çka jemi ne sot?!

Një popull i shkelur dhe i maltretuar, një popull që kishte oreks dhe rutinë dite pendrekun e policisë, një popull i lodhur dhe keqtrajtuar psiqikisht e fizikisht. Nënat kishin çdoherë skajin e shamisë të lagur nga lotët sepse ja prekte dorën  evladit të saj, dorën nëpërmjet hekurave të burgut.

Me një fjalë kemi qenë një popull i robëruar në folenë tonë. Ashtu siç rrëfen historia, lahuta dhe çiftelia, çdo herë kjo tokë ka lindur dhe rritur burra dhe gra, trima dhe trimëresha që morën kush pushkën e kush lapsin për të luftuar për mëmëdheun. Njëri prej tyre ishte heroi dhe komandanti sot i harruar nga të gjithë, KOMADANT TELI.

Strateg i nivelit superiorë, një atdhetarë i devotshëm, një familjar shembullorë dhe një mik i pakrahasueshëm e krijon mozaikun njerëzor e cila e ilustron Komandant Telin. Ky komandant që nuk duronte tirani dhe diktaturë mbi shqiptarin, ky komandant që la familje dhe flijoji  veten e vet  vetëm e vetëm që të çlirohet shqiptaria dhe çdo shqiptarit ti kthehet buzëqeshja, harmonia në familjet e tyre, gjeneratat e reja ta pasojnë lirinë dhe demokracinë, të mos e përjetojnë tiraninë.

Po ky komandant i shkruajti vajzës së tij një letër mjaftë emocionuese, letër në të cilën kishte germa  të shkuara fillimisht nga një baba i kujdesshëm dhe i përmalluar dhe kishte germa të shkruara edhe nga një komandant që fliste per lirën e popullit.

Është po ky komandant që tashmë është dëshmorë i harruar nga të gjithë ne. Jemi ne një popull që e shikojmë familjen e këtij heroi në kushte mizore, janë po ata politikanë – frikacakë që janë humbur në kolltukët e tyre, duke harruar këtë trim dhe familjen e cila ua solli luksin e postit dhe të zyrave sot jeton në kushte të vështira.

A thua kemi Zot ne, a thua kemi ndërgjegje, a thua a kemi shpirtin ne që e harruam komandantin tonë dhe jo që nuk ja dërguam amanetin e tij po edhe e poshtëruam atë dhe shkelëm e mosrespektuam. Madje mendoj që shkau e vlerësoi më shumë se ne që e vlerësuam. Shqiptarë jemi turpnu, shqiptar jemi korit para familjes të këtij dëshmori dhe lotëve të vajzës dhe të gruas të Komandantit!

Shkruan Ariton Rama

Lajme të ngjashme

Back to top button