Marrëveshja e Prespës, komiteti Maqedoni – Greqi sot do ta mbajë mbledhjen e parë

Marrëveshja e Prespës solli formimin Komitetit Interdisiplinar të Përbashkët të Ekspertëve (KIPE) për çështje historike, arkeologjie dhe arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Roli i Komitetit do të jetë revidimi i teksteve historike dhe gjeografike të librave shkollorë në Maqedoni.

Ky komitet ka në përbërje dy grupe punuese, njëri me historianë nga Maqedonia dhe tjetri me historianë nga Greqia.

Grupi punues nga Maqedonia ka një përbërje 6 maqedonas, dhe një shqiptar: Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ludmill Spasov, Ana Çupevska Stanishkovska, Fehari Ramadani dhe Kica Kollbe, dhe me kryetar ambasadorin, Viktor Gaber.

Para mbledhjes së sotme, grupi punues i Maqedonisë ka mbajtur dy mbledhje..

Grupi i punës së Greqisë ka në përbërje: Spiridos Sfetas, Jakovos Mihailidis i Atanasios Lupa, Nikollaos Zaikos,  Aleksandra Joanidu dhe Eftimios Harllavtis.

Përndryshe, formimi i Komitetit vjen si rezultat i marrëveshjes së Prespës, realizimi i të cilës është në procedurë të përpilimit të amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button